Cikli nëntëvjeçar

Metodologjia e mësimdhënies në Green School është e mbështetur në tre shtylla:
Puna me projekte, edukimi Socio-emocional, si dhe Edukimi për planetin.

Project Based Learning (Të mësuarit nëpërmjet Projekteve)

Kurrikuli i Green School është një kombinim i atij kombëtar me punën me projekte (Project Based learning), duke i dhënë nxënësve mundësi të gërshetojnë njohuritë akademike me aplikimin e tyre në modele praktike. Në këtë mënyrë ne krijojmë një kulturë të mësuari dhe bashkëvepruari që është shumë e rëndësishme në ditët tona, duke mundësuar zbatimin e njohurive bazë si matematika, shkenca, letërsia në zgjidhje problemesh komplekse, nëpërmjet bashkëpunimit,  të menduarit kritik, mbledhjes dhe sintetizimit të informacionit dhe aplikimit të zgjidhjeve konkrete nëpërmjet përdorimit të mjeteve teknologjike. Angazhimi në projekte konkrete ku nxënësit mësojnë të ndjekin stadet e zhvillimit të një projekti nga formulimi i hipotezës deri në reflektimin përfundimtar u jep atyre mundësi të jenë eksploratorë e të aftë të nxjerrin vetë përfundime nëpërmjet një procesi sistematik dhe rigoroz. Klasat tona shndërrohen sipas projekteve në zbatim, për ti dhënë nxënësve një kontakt të drejtpërdrejtë e të afërt me atë çka ata punojnë e kërkojnë. Projekti gjithashtu është një nga mënyrat e institucionit tonë për të prezantuar tek prindërit dhe institucionet e tjera që mbështeten në të njëjtën metodë, temën mësimore në të gjitha etapat e saj, që nga konceptimi e deri ne fazën finale, EKSPOZITËN. Për të ditur më shumë rreth Mësimit të Bazuar në Projekte klikoni këtu.

Edukimi socio-emocional i nxënësve

Inteligjenca emocionale, empatia, e folura në publik, toleranca e bashkëpunimi, janë disa nga aftësitë që sot po marin më tepër vlerë për të formuar njeriun e suksesshëm. Çdo mëngjes nxënësit e shkollës bashkohen me mësuesen e tyre për 30 minuta ku ata mësojnë si të njohin më mirë veten, njëri-tjetrin si dhe kontributet që japin në shoqëri. Ata mësojnë të debatojnë, të zhvillojnë mendimin kritik, dhe të fokusohen në zgjidhje problemesh. Ky program me larmishmërinë e tij është unik sepse temat e tij bazohen në situata dhe probleme që lidhen me realitetin e prekshëm të nxënësve të shkollës sonë. Në Green School me orientimin tonë global dhe inovativ kemi prioritet të nxënit e gjuhës angleze. Për përvetësimin e gjuhës shkolla angazhon materiale didaktike më të fundit si dhe aplikacione tërheqëse. Mësuesit e gjuhës angleze janë një aset i rëndësishëm për nxënësit tanë duke u mundësuar atyre një komunikim autentik dhe bashkëpunim me bashkëmoshatarë nëpër botë.

Edukimi për Planetin - Përgjegjshmëri për shtëpinë e përbashkët te njerëzimit

‘Local to Global’ është përqasja edukative e shkollës sonë për planetin.

Si anëtarë të rrjeteve të shkollave që përqafojnë të njëjtën filozofi të përgjegjësisë për një të ardhme të pakompromentuar në sajë të veprimeve të së tashmes, Green School mbështetet në katër hapat kryesorë: FRYMEZOHU, VEZHGO, VEPRO, FESTO.

Një pjesë e temave tona zhvillohen jashtë në natyrë duke eksploruar, studiuar, ngritur pyetje e menduar përgjigje për zgjidhje të mundshme. Nxënësit tanë organizojnë fushata sensibilizuese të pastrimit të ambjentit, reduktimit  të plastikave, mbjelljes së pemëve, sensibilizimit të komunitetit duke u bërë kështu mesazherët dhe qytetarët e të ardhmes. Programi ynë një laptop një nxënës na bën më të ndërgjegjshëm për të përdorur materiale dixhitale dhe për të mos shpërdoruar me printime. Ambjentet tona janë efiçiente në përdorimin e energjisë. 

Njohjen me problemet e planetit dhe krijimin i mendësisë së problemzgjidhjes sistematike e arrijmë me anëtarësimet dhe bashkëpunimet me organizata prirëse në mbrojtjen e ambjentit si në vend dhe nëpër botë si Green Schools Project, Green Schools Alliance, Roots and Shoots, dhe Project Learning Tree.