Rreth Nesh

Mesazh nga Drejtuesja Didaktike

Green School Albania është një shkollë inovative e formuar në 2012. Ajo lindi nga pasioni për të ofruar edukim cilësor me një vision ku nxënësit tanë janë krenarë për atë që mësojnë dhe ndërgjegjësohen për problemet ekologjike si në vëndin tonë dhe në botë. Kjo iniciativë, e vogël fillimisht, u shndërrua një një udhëtim në vite i mbushur me suksese, sfida dhe rritje. Filozofia e Green School bazohet në një balancim të zhvillimit socio emocional dhe akademik ku nxënësit mësojnë mbi jetën, njëri tjetrin dhe shtëpinë tonë të përbashkët, planetin. Bashkëthemeluesit e saj e kanë pasion edukimin dhe sjellin përvojën e tyre nga shkolla si në Shqipëri dhe nëpër botë. Me moton: ‘Të rrënjosur në vëndin tonë dhe të fokusuar në problemet globale’ nxënësit tanë mësojnë nëpërmjet një procesi edukativ të rinovuar me medoda bashkëkohore. Strategjitë ndërvepruese, ambjentet estetike, zgjerimi i proçesit mësimor nëpërmjet punës me projekte janë disa nga faktorët e suksesit tonë. Stafi ynë e nis cdo ditë më pasion dhe dëshirë për të frymëzuar nxënësit. Nxënësit tanë kanë empati për njëri tjetrin dhe botën që i rrethon. Me përqasjen tonë holistike ata e shohin veten të aftë për të zgjidhur probleme tani dhe në të ardhmen. Mirësevini në këtë hapësirë dixhitale dhe ju ftojmë të na vizitoni në ambjentet tona për të na njohur nga afër.

Blerta Tola

Misioni/Premtimi

Në shkollën tonë ne e kemi misionformojmë nxënës që bëhen aktivistë në përmirësimin e së ardhmes, sepse e ardhmja u përket atyre.

Vlerat

GUXIM

Ne besojmë që nxënësit tanë do të ndryshojnë të ardhmen. Tek ne ata guxojnë të ngenë pyetje, të analizojnë, të prezantojnë ide duke përfaqësuar veten dhe komunitetin tonë me dinjitet.

KREATIVITET

Ne besojmë që nxënësit kanë talente unike. Tek ne ata zhvillojnë këto talente duke ndërtuar modele në miniaturë, duke kryer eksperimente e prezantuar në gjuhë të huaja. Ata përqafojnë artet vizuale e interpretative duke exploruar zhanra të ndryshëm artistikë. 

Përgjegjshmëri

Ne besojmë që nxënësit tanë rriten të shëndetshëm kur njohin rolin e tyre në komunitet. Ata mësojnë se cdo veprim individual ka efekt kolektiv dhe përfshihen në iniciativa që ndihmojnë komunitetin e shkollës e më gjërë.