Media

Në këtë hapësirë ndajmë me ju artikuj, video, e intervista të lidhura me fushën e edukimit si dhe me aspekte të metodologjisë dhe vlerave të shkollës sonë.

'A e dëmtojnë shkollat krijimtarinë?'

Nuk është rastësi që zgjodhëm videon e autorit dhe këshilltarit ndërkombëtar në fushën e edukimit Sir Ken Robinson, për të nisur këtë rubrikë. Ai është një nga frymëzuesit e filozofisë së shkollës sonë duke na ftuar të egzaminojmë në cdo kohë bindjet tona me një mendësi të hapur për të ndyshuar. Ai i vë një rëndësi të jashtëzakonshme rolit të arteve në shkollë dhe kreativitetit si një nga shprehësitë më të rëndësishme për të përballuar të papriturat e së ardhmes sidomos përsa i përket fushës së profesioneve. Jo rastësisht kjo video është video-ja me më shumë shikime në platformën e TED Talks, një platformë ku idetë inovative marrin jetë. Shijojeni dhe bashkë kemi mundësinë të bëjmë krahasime me eksperiencat tona personale të shkollimit.